Pasha sytë e mi
që i kam në ballë
jam tuj vujt gjithnjie
derisa t’jem gjallë
Dal e rri ke dera
të hek pak mërzi
jam jetim e shkreta
hallin kush s’ma di.
Knon kumri e mjera
ç’ka me rri n’vetmi
kno se erdh pranvera
në kafaz mos rri
Zanin kur ta ndiva
që bajshe gu gu
qysh na kaloi jeta
bashkë pa u martu.