E mahnitshme: Një violonçel dhe katër violonçelistë, ja si luhet Bolero (VIDEO)

Bolero, një klasik orkestral bëhet kryevepër akrobatike, për katër violonçelistë dhe një instrument të vetëm.

Bolero e Maurice Ravel ka qenë prej kohësh një provë e aftësive, nervave dhe qëndrueshmërisë për bateristët. Kjo pasi u kërkohet të mbajnë një ritëm të qëndrueshëm dhe të përsëritur për të gjithë pjesën 15-minutash.

Por katër violonçelistë kanë vendosur të ndryshojnë ambientin e zakonshëm simfonik. Ata kanë hequr dorë nga të gjitha instrumentet e tjera dhe kanë filluar ta kthejnë timbrin e Ravelit në një kryevepër për violonçel solo.

Një violonçel dhe katër violonçelistë. Natyrisht, ka shumë konkurrencë për hapësirën rreth instrumentit të vetmuar, duke çuar në një spektakël fizik po aq sa një muzikor.

Përgatiti T.K/ ObserverKult

Lexo edhe: EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: ARGENITA FETAHU, PIKTORE (FOTO)