Katër vjet nga vdekja e shkrimtarit, Dritëro Agolli

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Shkrimtari dhe poeti, Dritëro Agolli, ka vdekur më 3 shkurt të vitit 2017.

Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa nuk e kishte ndarë asnjëherë cigaren nga dora.

Veprat e autorit të madh shqiptar, i cili u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit, u përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja.

I paharrueshëm është edhe romani humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit, u bë subjekt filmash dhe këngësh.

Vepra e fundit e tij është libri me poezi “Prit edhe pak”, e botuar vitin e kaluar, e të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadijes.