Katërvjetori i vdekjes/ Hajrulla Çeku viziton familjen e Nexhmije Pagarushës 

Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2020.

Për ta nderuar dhe kujtuar në përvjetorin e katërt të ikjes në amshim shkuan në konakun e vëllaut të Nexhmije Pagarushës, Tarikut, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit  Hajrulla Çeku, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe anëtarja e “Gratë për Vetëvendosje” Nazan Kërveshi.

Ata u pritën nga vëllau i saj, Tarik Pagarusha dhe bashkëshortja e tij Lulja. Bashkë e kujtuan figurën e shquar të Nexhmije Pagarushës, veprimtarinë e saj, dashurinë që kishte për muzikën dhe krijimtarinë artistike që la pas.

Ndryshe, ajo ka interpretuar mbi 150 këngë, ndërsa ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

ObserverKult


tezgjahu tregim nga albri brahusha

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI I NJOHUR, ALBRI BRAHUSHA

U nda nga jeta në moshën 50-vjeçare shkrimtari dhe publicisti nga Shkodra, Albri Brahusha. Këtë e kanë bërë me dije familjarë të të ndjerit, miq dhe Bashkia e Shkodrës përmes njoftimeve në rrjetet sociale.

Miqtë e të ndjerit kanë shkruar se ai do tu mungojë jo vetëm familjes, por edhe miqve dhe letërsisë së bukur që ia kushtoi jetën, gjegjësisht gegnishtes së përkorë.

Tesktin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult