Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, Albri Brahusha

U nda nga jeta në moshën 50-vjeçare shkrimtari dhe publicisti nga Shkodra, Albri Brahusha. Këtë e kanë bërë me dije familjarë të të ndjerit, miq dhe Bashkia e Shkodrës përmes njoftimeve në rrjetet sociale.

Miqtë e të ndjerit kanë shkruar se ai do tu mungojë jo vetëm familjes, por edhe miqve dhe letërsisë së bukur që ia kushtoi jetën, gjegjësisht gegnishtes së përkorë.

Brahusha ka lindur në Shkodër me 29 shtator 1973. Ka studiuar drejtësi, por i është kushtuar gazetarisë dhe letërsisë. Ka shkruar dramat “Përrallat gënjejnë”, “Vizita e fundit” dhe “Ishulli i Shitenit”, të trija të vëna në skenë në Teatrin “Migjeni”. Në vitin 2002 “Vizita e Fundit” u vu në skenë në italisht, në Trento të Italisë nga Compagnia dell Attimo, me regji të Hervin Çulit.

Ka shkruar edhe pjesët “Për Elizën”, “Eldorado”, “Uverturë me tetë gishta”, “Në vagonin e klasit të fundit” dhe “I harruar nën armë”, botuar në revistën Orana. Gjithashtu ka botuar vëllimin me tregime “Ignorantia” dhe romanet “Qyteti i Shiut” dhe “Tetë e gjysëm.

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA IKONA E VALLES SHQIPTARE, LILJANA CINGU

Liljana Cingu, valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ndërroi jetë mbrëmë në moshën 74 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë prej së cilës vuantë kohë të gjatë.

“Perëndesha e valles shqiptare”, kështu është quajtur e ndjera Cingu e cila më shumë se katër dekada art në skënë, si njohëse e folklorit të të gjitha trevave, shprehitë dhe emocionet i interpretoi para publikut çdoherë aq bukur, natyrshëm dhe me origjinalitet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Edmon Tupja biri im oh një grua

POEZI E EDMOND TUPJES KUSHTUAR TË BIRIT ME AUTIZËM: MË FAL GESI IM I ÇMUAR…

Poezi nga Edmond Tupja

Më fal Gesi im i çmuar
Që mjerisht s’arrita dot,
Pas ëndrrës sime të praruar.
Të të ndërtoja krejt të plotë.

Kë të padis për fatin tënd?
Njerkën Gjenetikë që gjemb
Më futi thellë në jetën e rëndë
Dhe që për ty egër më tremb?

Mos vallë fajin e ka Çernobili
Që ndodhi vitin kur u ngjize ti
Dhe të molepsi me rreze, Katili,
Dhe të pengoi të lulëzoje në liri?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult