Kejsi Tola: Kthehu ti tek unë sa nuk është vonë (teksti dhe kënga)

Kthehu ti tek unë sa nuk është vonë… interpreton Kejsi Tola

Ishte dje por s’më kujtohet dhe çdo ditë largohet
veç nga sytë e tu më afrohet
Po kuptoj pse stinët ndërrohen, pse pa ty s’jetohet
Jeta nuk falet por fitohet.

Koha është një flutur, pak ajo jeton
dhe si nata bëhet iluzion
Kthehu ti tek unë sa nuk është vonë
se e djeshmja s’ekziston
Më jeto dhe pak të lutem
më jeto aq sa të mundesh
më jeto, më jeto si të fundit ditë
Se imazhet vijnë e ikin
se imazhet dritën fikin dhe dy herë
para nesh nuk kalojnë
sot e ardhmja është e huaj
dhe përtej saj unë kam frikë të shikoj.

Ishte dje kur ti guxoje
dje kur ti dhuroje
çdo minutë një mesazh dërgoje
Koha është një flutur, pak ajo jeton
dhe si nata bëhet iluzion
Kthehu ti tek unë sa nuk është vonë
se e djeshmja s’ekziston
Më jeto dhe pak të lutem
më jeto aq sa të mundesh
më jeto, më jeto si të fundit ditë
Se imazhet vijnë e ikin
se imazhet dritën fikin dhe dy herë
para nesh nuk kalojnë
sot e ardhmja është e huaj
dhe përtej saj unë kam frikë të shikoj

Ti ndoshta nuk më kupton
e djeshmja është një sekondë
dhe nga dielli shi pikon
Humbin puthjet ledhatimet
Humbin fjalët dhe premtimet
Ti mungon tek unë, pafund mungon
Më jeto dhe pak të lutem
më jeto aq sa të mundesh
më jeto, më jeto, më jeto si të fundit ditë
Se imazhet vijnë e ikin
se imazhet dritën fikin dhe dy herë
para nesh nuk kalojnë
sot e ardhmja është e huaj
dhe përtej saj unë kam frikë të shikoj.

————————————————————————————————–

LEXO EDHE: Kejsi Tola: Unë jam këtu për ty (teksti dhe kënga)

Di që njerëzit largohen kur je keq,
Ata që të donin kur ishe mirë,
Por unë jam këtu për ty njeriu im,
Në çdo ditë tënden të vështirë.

Shoqëria sa më rrallë në telefon,
Ku janë miqtë e vjetër pse s’na kujtojnë,
Të largohen më mirë që të gjithë,
Se m’ke mua shpirt im.

TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU