
(Kushtuar G…)
(Pasi e trajtuan në sigurimin shtetëror në vitin 1981,
e takova në çmendi)
I
Më shumë se tre muaj, tash nëntëdhjetë e nëntë ditë
në të bardhët e syve të tu
Ndizen dy zjarre të përgjakur
Asaj vetmie që i munguake dhe TI.
Në ndërtesën me grila të padukshme
ku shkëlqejnë vetëm çarçafët e bardhë,
harqe i bën krevatit ditë e natë,
Duke tërhequr zvarrë këmbët dërmuar nga lodhja
Pas ëndrrave të këputura të Pranverës “81.
Ecë, lëkundesh, përplasesh pastaj ngritesh,
Në rreth rrotullimin tënd
nëntëdhjetë e nëntë ditë pa i kokërr gjumi në sy.
Në cilën bjeshkë të drunjve të Zi je humbur,
në cilin dimension të absurdit,
A vetëm aty, ku panjohurisë njerëzore
Kaherë i është vënë pikë
II
Atë ditë kur të solla bozhure të drithnajave.
I more dhe në rrethrrotullimin tënd,
I fjalë mezi nxore…
herën tjetër, po munde, më sill Lulen e Gjumit.
Më sill pak gjumë nga gjumi i të vdekurve
Ata nuk hidhërohen – apo kjo është e pamundur
Sepse i kanë shekujt me qepalla të ngujuara.
Më sill pak ujë nga Oqeani Paqësor të lutem
Të shuaj flakën e syve në ujët e tij pa memorie.
Ti e di memorie Paqësori i Kaltër nuk ka…
ObserverKult
Lexo edhe:






