Ta dija se një ditë nuk do të t’kem,
Më mirë të vdes që sot, pa ty nuk vlen,
Pa frymën tënde ajri nuk jep jetë,
pa prekjen tënde zgjimi pa mëngjes.
Nëse një ditë fikesh
si do mund ta kthej nga vetja kokën,
nuk jam unë…
Kur fati nuk do,
a mund ta fshi unë emrin të t’them ajo,
Kur them ajo, jeta para syve po mbaron,
Kur them ajo, unë dhe emrin tim e harroj,
Kur them ajo,
Kur them ajo.
Nëse do vij në jetë tjetër
do t’i kërkoj zotit vec një emër
Do lutem kur engjëjt të më zgjojnë,
Te jem me te e mos të them ajo.
S’ka me sekonda s’ka më minuta,
Nuk ka më falje nuk ka më të lutura,
S’ka gjë, ç’te kem në fund të fundit,
Kur unë e di, erdhi fundi i fundit.
Kur them ajo, jeta para syve po mbaron,
Kur them ajo, unë dhe emrin tim e harroj,
Kur them ajo,
Kur them ajo…
Kur them ajo, ajo…
Kur them ajo, jeta para syve po mbaron,
Kur them ajo, unë dhe emrin tim e harroj.
Nëse një ditë fikesh,
si do mund ta kthej nga vetja kokën,
nuk jam unë…
Kur fati nuk do,
a mund ta fshij unë emrin të t’them ajo…
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
DETAJET E FESTIVALIT TË RTSH, ARDIT GJEBREA: MBAJ PËRGJEGJËSI PËR KËNGËT
Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet në datat 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Një konferencë për mediat u ndal te prurjet, mënyra e përzgjedhjes dhe debatet për ata që nuk u pranuan.
Drejtori i festivalit Martin Leka tha se këngët u zgjodhën pa ditur autorët. Ndërsa Kantautori Ardit Gjebrea deklaroi se mban përgjegjësi për këngët e zgjedhura.
Drejtori artistik Elton Deda tha se është një festival jubile shumë i bukur…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU