“Për ty vuaj, për ty këndoj”, këngë e bukur dashnie nga Nexhmije Pagarusha (teksti dhe video)

Repertoari i bilbilit të këngës, Nexhmije Pagarusha është i begatshëm dhe vështirë mund të përcaktosh se cila prej tyre të godet më shumë.

Kryesisht e identifikojnë me “Bareshën”, por ka edhe aq shumë këngë tjera që mbajnë vulën e zërit të saj, sa që nuk shijojnë kur i dëgjon të kënduara nga dikush tjetër.

Sot kemi përzgjedhur këngën “Për ty vuaj, për ty këndoj”, kënduar nga Nexhmije Pagarusha, si një homazh për ta nderuar jetën dhe veprën e saj.

nexhmije pagarusha baresha teksti

Ju ftojmë ta ndiqni videon, dhe ju sjellim edhe tekstin për ta shijuar të plotë:

Gjatë i shikjoja sytë e tu,
si dy drita kur m’rrezojnë.
Mes të malit me gjelbrim,
ata sy unë i dashuroj.

Nëpër mëngjese t’vesuara,
për ty vuaj, për ty këndoj,
sytë e tu i adhuroj,
për atë ditë gjithmonë shpresoj.

Ke për t’ardhë e bukur si vera,
për t’më g’zuar si g’zon pranvera.

Ftyrën ke si hanë,
që n’mesnatë gjithnji shëndritë.
Edhe shtatin porsi zanë
shpirti im ty jam tuj t’pritë.

Nëpër mëngjese t’vesuara,
për ty vuaj, për ty këndoj,
sytë e tu i adhuroj,
për atë ditë gjithmonë shpresoj.

bukuroshe kendon nexhmije pagarusha observerkult

E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë, për të vazhduar deri në vitin 1984.

Zëri i saj karakteristik , dhuntia dhe talenti e bënë ikonë të papërsëritshme.

Përveç këngëtare, ajo ishte edhe aktore filmi e teatri.

Për vlerat e punës ishte nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes pesë albume e 88 këngë.

Ajo do të mbahet mend si një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare.

Nexhmije Pagarusha mbylli sytë përgjithmonë më 7 shkurt të vitit 2020.

Përgatiti: Teuta Murtezi/ ObserverKult

Kliko edhe:

NEXHMIJE PAGARUSHA: TI PO T’MOS ISHE, NUK DO ISHTE AS KJO KËNGË…(TEKSTI DHE KËNGA)