Këngë e paharrueshme- Rovena Dilo: Shkodra ka plot dashuri… (teksti dhe kënga)

jeta është e shenjtë rovena dilo

Interpreton: Rovena Dilo, teksti: Luljeta Dano.,

Shkodra ka plot dashuri,
Gaz’ e brenga në fshehti,
Por unë të kam dashtë ty.

Shiu mbi liqen piklon,
Vetë e di çfarë më mundon,
Djem e vajza kur festojnë…

E të them kujto,
Vjen ajo që shkon,
Kush të deshi,
Prapë të do…
Afër meje,
Në Shkodër të vish,
Eja shpirti im!

O ujë i njelmtë,
Mbi liqen kur kthen,
Shi i dimrit,
Që aq fort të desha,
Ty në verë.
E mos harro,
Në Shkodër të vish,
Si flaka mes zjarrit,
Gjithë jetën ti të rrish…

E të them kujto,
Vjen ajo që shkon,
Kush të deshi,
Prapë të do…
Afër meje,
Në Shkodër të vish,
Eja shpirti im!

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

ROVENA DILO: JETA JEPET VEÇ NJË HERË, ËSHTË E SHENJTË…(TEKSTI DHE KËNGA)

————————————————-

Lexo edhe:

“CENSURA ISHTE E LLAHTARSHME”. RRËFIMI I RRALLË I ZHULIANA JORGANXHI: S’NA LEJONIN MË SHUMË SE DY KËNGË DASHURIE…

Me trupin e paktë, por me një buzëqeshje të pavenitur nga koha, ajo shpërndan kaq shumë mirësi, sa të bën të përlotesh.

Zhuliana Jorganxhi, poetja, autorja e qindra këngëve të festivaleve, dekadave të majit, anketave muzikore, rrëfehet kohë më parë në një intervistë për gazetën “Panorama”. Që nga vitet e fëmijërisë, ndikimi i familjes në formimin e saj, roli i së motrës, Rozmarisë, vitet e shkollës, puna si gazetare e më pas si tekstshkruese e redaktore në Radio Tirana, ku përballonte jo vetëm një volum pune të jashtëzakonshëm, por edhe dhunën e censurës. E paskëtaj ndërrimi i sistemeve me shpresën e madhe, që mbeti sërish një zhgënjim. Mes pengjeve dhe dashurive të mëdha, një jetë e jashtëzakonshme…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU