Këngë e re nga Vlashent Sata: Frymë (Teksti dhe video)

Me pas ditë se ish’ kènë
i fundit përqafim
t’kisha rrok’ pak ma shumë,
pak ma shumë,
pambarim.

Me pas ditë se ish kènë
e fundit puthja jote n’ ballë,
S’kisha lujtë,
skisha bza,
i vogël isha ba…
Thu s’ kisha ni kaq shumë mall, sot…

Me t’ pasë pranë t’ tana i kisha dhanë!
Me t’ shikju’ tuj fol’ tuj lujt’ me mu!
Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pasë,
Ti t’m’kishe këndue njat kang’ t’vogël…

Nuk kam ditë me tkuptu’,
Mbylli syte me të pa ty
e sa mke dasht’,
Dorën n’zemër me t’ni ty.

Sa gjithmonë je privu për gjithshka,
Asnji kang,
në qofte se mujshe me m’gzu’ mu’,
s’mundet me mjaftu’.
Thojnë nji ditë
Dashninë tande
dhe une kam me e provu,
kam me ja kallxu’
kur t bahem ne jete me fmi,
kam me u ba edhe une
nje bab si ti…

Veç sot,
Me t’ pasë pranë t’ tana i kisha dhanë!
Me t’ shikju’ tuj fol’ tuj lujt’ me mu!
Sa zgjat edhe nji frymë ma shumë me t’ pas
Ty t’kisha këndue njat kang’ t’vogël…