Këngë që s’harrohet/ “Ditë dimri” e interpretuar nga Aleksandër Gjoka (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të ndiqni njërën nga këngët më të identifikueshme të artistit Aleksandër Gjoka “Ditë dimri”

Ditë dimri
Teksti : Adhurim Demiri

Në jetën time ka qenë një çast
Kur unë për ty pata nevojë
Jo për të tuat gjeste, fjalë,
Por ti pranë meje më qëndroje…

E kundërta ndodhi ti ike larg,
Ato ditë dimri të jetës time,
Gjithmonë gëzimet i ndanim bashkë,
Përse më ike, më braktise?

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

Aleksandër Gjoka është këngëtar dhe autor i mirënjohur këngësh. Me zërin e tij karakteristik ai që në paraqitjet e para ka rrëmbyer zemrat e publikut.

Zhanret ku Gjoka identifikohet më shumë është janë pop, pop-rock dhe e muzika e lehtë. Por, kemi parë të ketë eksperimentuar edhe në zhanre tjera, ku gjithashtu ka shkëlqyer.

Njihet edhe si këngëtar festivalesh, pasi në karriera e tij është e mbushur me paraqitjet e shumëta të tij në skena festivalesh.

Tashmë e gjejmë në performanca trio së bashku me Elton Dedën dhe Redon Makashin, në grupin e njohur si Tre Musketierët.

——————————

Lexo edhe:

MË PËLQEJNË NJERËZIT BESNIKË, KËMBËNGULËS, ME KRITERE, ME KARAKTER…