“Këngët e Atdheut tim”, koncert kushtuar poetit të ndjerë, Lefter Çipa

Në nder të mjeshtrit të madh të penës dhe polifonisë së jugut Lefter Çipa “Nderi i Kombit”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë koncertin “Këngët e Atdheut tim”.

Këtë e ka bërë me dije Sokol Marsi drejtor artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Këngët e atdheut tim, janë ilaç…janë shërim. Lefter Çipa-nder i kombit”, ka shkruar ndër të tjera Marsi.

Ky koncert premierë në nder të mjeshtrit të polifonisë do të mbahet me datë 29 prill duke filluar prej orës 20:00 në sallën e Teatrit Kombëtar, Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Drejtori Marsi ka ftuar të gjithë artdashësit që të vinë në këtë mbrëmje Gala sepse do të jenë të pranishëm në skenë shumë emra të njohur të muzikës.

Trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore me pjesëmarrjen e Orkestrës, Grupit Vokal, Grupit të valleve.

Me pjesëmarrjen e veçantë do të marin pjesë:

Bujar Asqeriu – (Nder i Kombit), Irini Qirjako, Petrit Lulo, Aleksander Gjoka, Eva Golemi, Bashkim Alibali, Artur Vera, Hatixhe Lushi

Polifonët e mirënjohur shqiptarë:

Nazif Çela, Paro Ziflaj, Golik Jaupi, Erimioni Mërkuri, Katina Beleri, Kristo Çipa, Vendim Kapaj, Polo Çipa

Grupet legjend të Polifonisë të jugut Piluri, Himara, Bënça, Lapardhaja.

Krijimtaria e poetit

Poeti Lefter Çipa (Pilur, 14 shkurt 1942 – 18 shkurt 2021) është autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike.

Lefter Çipa konsiderohet si autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore dhe ka qenë pjesëmarrës me krijimet e veta në Festivalet Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë.

Sipas kritikës, krijimtaria e tij është burimi ku ushqehen shumë prej këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat e këtij autori.

Lefter Çipa është nderuar me çmime dhe dekorata, ndër të cilat me më të lartën “Nderi i Kombit”.

ObserverKult


Lexo edhe:

ANSAMBLI I KËNGËVE DHE VALLEVE, “PASAPORTË KOMBËTARE”

Ansambli i Këngëve dhe Valleve zbriti në Shëngjin këtë fundjavë.

Artistët mbajtën një koncert në zonën turistike, e cila është e tejmbushur me pushues në këto ditë të nxehta gushti.

Këngët dhe vallet e interpretuara me mjeshtëri nga artistët e këtij ansambli tërhoqën vëmendjen e qindra pushuesve, të cilët kishin mbushur sheshin “Wilson”.

Folklori është një pasaportë kombëtare, “vlerat e të cilit u duhen përcjellë edhe turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar,” thotë drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Sokol Marsi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


lefter çipa

LEFTER ÇIPA: DO VIJ PRAPË… NDONJË DITË

Ikën zogjtë, ika unë,
Lamtumirë o miq dhe shokë!
Do shkoj atje ku kam punë,
Do shkoj në një tjetër botë.

Ndaj mos pyesni për mua,
Se kështu kanë ardhur kohët,
Do largohem, dua s’dua,
Dhe lundër, do të bëj lotët.

Andej do të jem për vite,
S’dihet sa vjet do largohem?!
Veç mos më thoni që vdiqe,
Se një ditë, prapë do kujtohem.

Do kujtohem të vij prapë,
T’u takoj me ju të çmallem,
Dhe në mbetsha m’atë anë,
Do ngjallem, për ju do ngjallem!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult