Ansambli i Këngëve dhe Valleve, “pasaportë kombëtare”

Ansambli i Këngëve dhe Valleve zbriti në Shëngjin këtë fundjavë.

Artistët mbajtën një koncert në zonën turistike, e cila është e tejmbushur me pushues në këto ditë të nxehta gushti.

Këngët dhe vallet e interpretuara me mjeshtëri nga artistët e këtij ansambli tërhoqën vëmendjen e qindra pushuesve, të cilët kishin mbushur sheshin “Wilson”.

Folklori është një pasaportë kombëtare, “vlerat e të cilit u duhen përcjellë edhe turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar,” thotë drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Sokol Marsi.

“Artistët e ansamblit janë bërë një, janë bërë bashkë. Kjo ndodh rrallë, sepse ansambli, sigurisht, performon në skena të mëdha, por edhe afër publikut. Siç dihet, tradita jonë e mrekullueshme, këngët, folklori, burojnë nga shpirti i publikut dhe ai duhet të jetë aty afër”,  shprehet Marsi.

Koncerti i Ansamblit të këngëve dhe valleve në Shëngjin zgjati për rreth 60 minuta, duke i dhënë tjetër gjallëri kësaj zone turistike.

Ndryshe, këto aktivitete kulturore po organizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë./rtsh

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

EPIZODE FESTIVAL, 50 ARTISTË NGA E GJITHË BOTA NDEZIN ATMOSFERËN NË SHËNGJIN

Epizode Festival mblodhi mijëra të rinj nga vende të ndryshme të botës…

Nga data 23 deri më 26 shtator, ”Episode Festival” mblodhi mijëra të rinj. Të rinjë nga vende të ndryshme të botës. Duke i sjellë pikërisht në vendin ekzotik, Rana e Hedhun.

Pas suksesit të “UNUM Festival” në fillim të muajit qershor, Ranën e Hedhun në Shëngjin, e ka pushtuar një tjetër aktivitet i muzikës elektronike. Që ka tërhequr interesin e shumë të rinjve nga vizitorëve të ndryshëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult