Këngëtari kanadez thyen rekordin Guiness si artisti më i dëgjuar në histori

Është zyrtare! The Weeknd është artisti më i njohur në botë sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.

Kanadezi 33-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, vendosi dy rekorde të reja botërore Guinness.

Ai arriti të ketë plot 111.4 milionë dëgjues mujorë në Spotify – shifër e pa arritur më parë nga asnjë artist tjetër.

Dhe kjo nuk është e gjitha.“Blinding Lights” e vitit 2020 nga The Weeknd është kënga më e dëgjuar në Spotify e të gjitha kohërave, me më shumë se 3.47 miliardë dëgjime, shkruan DailyMail.

“Blinding Lights” është gjithashtu kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin e “Billboard Hot 100”. Konkretisht me një total prej 90 javësh qëndrimi në top-listë.

Por pavarësisht këtij suksesi, mbetet ende e çuditshme se si mbrëmja më e madhe vjetore e çmimeve të muzikës, “Grammy Awards” nuk e nominoi kurrë këtë këngë për asnjë çmim.

Në mënyrë mbresëlënëse, askush nuk i afrohet as suksesit të klikimeve të artistit The Weeknd.

Shakira është më afër me 81.6 milionë dëgjues mujorë, e ndjekur nga Ariana Grande me 80.6 milionë dëgjues. Ndërsa Taylor Swift me 80.2 milionë dëgjues dhe Rihanna me 78.5 milionë dëgjues.

Sfiduesi më i afërt mashkull i The Weeknd është artisti britanik Ed Sheeran me 77.5 milionë dëgjues mujore.

Dy rekordet e reja botërore të The Weeknd vijnë pas suksesit të madh të këngës së tij të fundit, remiksit të “Die For You” me Ariana Granden.

Kënga arriti në vendin e parë në “Billboard Hot 100”, duke u bërë hiti i shtatë i The Weeknd që kap këtë pozitë.

“Die For You” u publikua fillimisht në albumin “Starboy” të reperit në vitint 2016.

Është gjithashtu bashkëpunimi i katërt midis Grande dhe The Weeknd, pas “Love Me Harder” të 2014-s, “Off the Table” të 2020-s dhe remiksit të vitit 2021 të “Save Your Tears”.

“Starboy” është albumi i tretë i The Weeknd, këngët e të cilit jo pak herë kanë arritur të renditen në vendin e parë.

The Weeknd është në shoqëri të mirë me këtë arritje. Kjo pasi që Michael Jackson është i vetmi artist tjetër mashkull solo që ka shumë hite numër një nga tre albume./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

PUBLIKOHET LISTA E PLOTË E NOMINIMEVE PËR “BILLBOARD MUSIC AWARDS 2021”

Së fundmi është publikuar lista e plotë e nominimeve të ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards 2021”.

Këngëtari The Weeknd është nominuar në 16 kategori. E para duke përfshirë ‘artistin më të mirë’, ‘artistin më të mirë mashkull’ dhe ‘artistin më të mirë Hot 100’.

Gjithashtu Dua Lipa është nominuar në katër kategori. Për “Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100”, “Top Artistet në kategorinë e femrave”. Po ashtu “Top Artistët më të kërkuar në Radio” dhe për “Top këngët më të dëgjuara në Radio”.

“Billboard Music Awards” do të mbahet më 23 maj në Microsoft Theater në Los Angeles.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult