Këngëtarja e famshme turke, Emel Sayin mahniti publikun kur këndoi “Oj Kosovë oj nëna ime” më 1992

emel sayin

Emel Sayin këndoi shqip

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” ku mysafir ishte veprimtari i njohur Qamil Bytyqi, janë trajtuar marrëdhëniet e Kosovës dhe Turqisë në dekadën para çlirimit.

Ai ka folur për takimin e vitit 1992 mes presidentit Rugova dhe atij të Turqisë, Turgut Ozal, për takimin me shqiptarët e Turqisë në lagjen Zejtinburnu të Stambollit ku ishin prezentë mbi 1000 persona, si dhe numrin e shqiptarëve në Turqi.

Ndër tjera, ai ka treguar disa detaje nga kjo vizitë e Rugovës në Turqi duke theksuar se ishte organizuar edhe një koncert me këngëtaren e njohur, Emel Sayin.

“Në atë koncert kanë marrë pjesë jo më pak se 5-6 mijë persona”, tha Bytyqi.

Po ashtu, në këtë koncert, këngëtarja turke me prejardhje shqiptare kishte mahnitur publikun duke kënduar njërën ndër këngët më të popullarizuara shqiptare, “Oj Kosovë oj nëna ime”.

Këngën mund ta dëgjoni në linkun në vijim:

ObserverKult

‘===================

Lexo edhe:

“KUR KA RA KUSHTRIMI N’KOSOVË”, KËNGA E PROPOZUAR PËR HIMN NGA ISH-PRESIDENTI, IBRAHIM RUGOVA