Këngëtarja shqiptare revoltohet me kolegët e që i këndojnë këngët e saj në koncerte: Të paktën tregohuni zotërinj dhe merrni leje…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma prej disa muajsh është rikthyer në Shqipëri nga Zelanda e Re.

Ajo ka treguar se ka diçka në tregun muzikor shqiptar që nuk po i pëlqen dhe nuk ka nguruar që ta adresojë këtë çështje.

Vesa përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ka kritikuar disa kolegë të saj të cilët po interpretojnë këngët hite të Vesës ndër vite, në koncertet e tyre.

“More e kam një pyetje për ju kolegët e mi, sepse po e shoh që po më bëjnë shumë ‘tag’ (etiketim) nëpër postime në Instagram, po ju shoh duke kënduar këngët e mia në koncertet tuaja, a po ju doket e ndershme.

Sepse ndërkohë jeni duke bërë nga 50 këngë në muaj, 200 këngë në vit. S’po kuptoj çka po merreni me këngët e mia një herë.

Të paktën tregohuni zotërinj ose koleg nëse më cilësoni si të tillë dhe merrni leje, sepse me kënaqësi ua jap atë leje. Por jo kështu sepse nuk bën..”, ka thënë këngëtarja nga Prishtina./gazetatema

ObserverKult


vesa luma

Lexo edhe:

“MEZI PO PRES MI PA SHQIPET…”, VESA LUMA PJESË E EVENTIT MUZIKOR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, e cila jeton prej disa vitesh në Zelandën e Re, do të jetë pjesë e një eventi muzikor.

Event ky i organizuar në qytetin e Aukland.

Në këtë organizim, do të ketë muzikë dhe akustikë të drejtpërdrejtë nga Vesa Luma. Po ashtu në bashkëpunim me artistin tjetër shqiptar, Gerald Xhari (Big Basta), bashkëshorti i Vesa Lumës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult