Kërkime në Antigone, synohet krijimi i një harte të qartë të qytetit antik

Një skuadër shqiptaro-italiane arkeologësh e studiuesish po kryejnë kërkime shkencore në zonën e Agorasë, në Parkun Arkeologjik Antigone, Adrianopol.

Projekti, i cili po kryhet si një bashkëpunim i Universitetit të Macerata-s dhe Institutit të Arkeologjisë, synon krijimin e një harte të qartë të qytetit antik dhe krijimin e një brezi mbrojtës nga zjarri, në Antigone.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër si edhe nga ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, të cilët kanë ndarë në rrjetet sociale edhe foto nga zona e gërmimeve.

Studiuesit të Universitetit të Maceratës kthehen për të disatën herë në këtë sit arkeologjik.

Parku arkeologjik Antigone, Andrianopol, është një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e Drinos.

Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Brenda mureve fortifikuese të shek. III, vendbanimi ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha.

Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Pirro./ATSH


LEXO EDHE:

GJETJE TË REJA NË AMFITEATRIN E DURRËSIT, VAZHDOJNË GËRMIMET

Të tjera gjetje e fakte kanë dalë në dritë nga projekti kërkimor-shkencor i Amfiteatrit të Durrësit. Pavarësisht temperaturave të larta, procesi i gërmimeve vazhdon për njohjen e mëtejshme të trashëgimisë arkeologjike.

“Ishte një ndjesi e veçantë të asistoje në procesin e gërmimeve të një skuadre shqiptaro-italiane”, tha ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, e cila ka parë nga afër gjetjet.

Projekti i gërmimeve bashkëdrejtohet nga dr. Elvana Metalla (Instituti Arkeologjisë) dhe dr. Sonia Antonelli (Universiteti Chieti, Itali), bashkëfinancuar nga Ministria e Jashtme Italiane e bashkëpunimit ndërkombëtar – MAECI dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, pranë Ministrisë së Kulturës…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult