Jordan Belfort është një autor amerikan dhe njëkohësisht një nga të paktët persona që kanë arritur të mbajnë fjalime fantastike motivuese. Këto janë disa nga thënie t më të bukura të tij që do t’ju motivojnë në mënyrë të padiskutueshme:
- Gjëja e vetme që qëndron midis teje dhe ëndrrave të tua është historia e vazhdueshme që ti i përsërit vetes se nuk mund t’i arrish ato ëndrra.
- Pa përpjekje, edhe qëllimet më të mira në botë mbeten thjesht qëllime.
- Fitimtarët preferojnë të përdorin fjalë të tipit “duhet” dhe “do të”.
- Njerëzit e suksesshëm janë 100% të bindur se ata e kanë fatin e tyre në dorë. Ata thonë se nuk janë lodër e situatave, pasi janë ata që i krijojnë situatat. Nëse gjërat rreth tyre s’u interesojnë më njësoj, ata fillojnë t’i ndryshojnë ato.
- Kurrë mos hiq dorë. Njerëzit tentojnë të heqin dorë lehtë. Nëse ju tregoni qëndresë, do të dilni mbi gjithë njerëzit. Më e rëndësishmja nga të gjitha, ju do të mësoni. Kur bëni diçka, mund të dështoni, por kjo nuk do të thotë se ju jeni dështakë. Ju dështoni sepse nuk keni mësuar mjaftueshëm. Bëje ndryshe të njëjtën gjë herë tjetër. Një ditë, ke për ta bërë siç duhet. Dështimi është miku yt.
- Dua që të mendosh pak për veten tënde. Mos i lejo vetes asnjë zgjedhje, përveç suksesit. Lëri pasojat e dështimit të bëhen kaq neveritëse dhe të bezdisshme, saqë nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të korrësh sukses.
- Vepro me ‘sikur’. Vepro sikur ke besim të tejskajshëm dhe me siguri njerëzit përreth do të kenë besim tek ty. Vepro sikur ke mjaftueshëm eksperienca dhe njerëzit do të kërkojnë këshilla nga ty. Vepro sikur ke korrur suksese maksimale, dhe jam aq i sigurtë sa jam për ekzistencën time, se ti do të bëhesh i suksesshëm.
- Nuk ka rëndësi çfarë të ka ndodhur në të shkuarën, pasi ti nuk je e shkuara jote. Ti je gjithë eksperiencat dhe aftësitë që ke fituar prej saj, dhe kjo është baza që duhet të kuptosh për të ndryshuar veten.
- Duhet t’i shohësh gjërat ashtu siç janë, jo më keq se sa janë, dhe t’i shohësh më mirë nga sa janë për t’i ndryshuar në atë mënyrë.
- Të jesh si gjithë të tjerët ta shpif.
- Krijo një vizion që do të të bëjë të ngrihesh me dëshirë nga shtrati në mëngjes.
- Ka kudo gjëra për t’u ndjekur në jetë: ka në libra, në sjelljen njerëzore, në sukses, në çdo gjë në jetë. Thjesht duhet t’u kushtosh vëmendjen e duhur.
- Nëse përpiqesh dhe dështon, njerëzit do të lavdërojnë për përpjekjen. Nëse nuk përpiqesh, njerëzit do të të injorojnë.
ObserverKult
==============
Lexo edhe: