Aleksandër Pushkin: Ai çast kur të pashë ty…

I paharruar gjithmonë do të jetë,
Ai çast kur të pashë ty,
Siç e shpon zemrën një shigjetë,
ma dogje shpirtin, bukuri.

Mes vuajtjesh të mia pambarim,
Një nga një ditët më kalojnë kot,
zëri yt më shfaqet plot dëshpërim,
Të ëndërroj, por s’të shoh dot.

Vitet kalojnë si një furtunë
Ëndërrat me vriten, nuk kam më gjumë
Të harrova zërin si zog i malit
Fytyrën e bukur, dy sytë e ballit

Koha ka ngecur, ç’monotoni,
Dielli s’më ngroh, qielli është gri,
S’kam inspirim, as perëndi,
As lotë as mallë, as dashuri.

Por, ja papritur këtë mëngjes,
M’u shfaqe prapë ndër sytë e mi ,
Shigjetë në zemër mes për mes,
që përvëlon shpirtin, bukuri.

Zemra më rreh në egzaltim
sa gaz e jetë në shpirtit tim,
Dhe inspirim, dhe perëndi,
Dhe lot e mallë dhe dashuri.

*Alexandër Sergejeviç Pushkin dedikuar të dashurës së tij, aristokrates Anna Kern
(1825)

Përktheu: Servet Bytyçi