Këto janë parashikimet e Baba Vangas që tmerruan njerëzimin

Vanga

Gjatë tërë jetës së saj, Vanghelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Baba Vanga, jetoi “e vetme”. Mirëpo, emri i saj u bë i njohur botërisht për parashikimet e së ardhmes.

E lindur në Bullgari, gruaja mistike që nga fëmijëria pati shikim të dobësuar, e dikur thuhet se i humbi tërësisht. Ajo lindi para kohe, e problemet shëndetësore e përcollën tërë jetën. Babai i saj luftoi në ushtrinë bullgare në Luftën e Parë Botërore dhe nëna i vdiq kur Vanga ishte shumë e re.

Në vitin 1925, ajo u dërgua në një shkollë për persona me aftësi të kufizuara në Zemun të Serbisë ku mësoi për tri vjet. Ajo mësoi alfabetin Braille dhe të luante në piano. Me t’u rritur, ajo thoshte se i ka në posedim disa “aftësi paranormale”, që as vet nuk mund t’i shpjegonte.

Baba Vanga e parashikoi rënien e Bashkimit Sovjetik, fatkeqësinë e Çernobilit, fitoren e Boris Yeltsinit në Rusi, datën e vdekjes së Stalinit, fundosjen e nëndetëses ruse Kursk, sulmet e 11 shtatorit e shumë të tjera.

Ka mjaft zëra që i mohojnë parashikimet e saj, duke thënë se e gjitha është një lojë për ta bërë me famë gruan bullgare.

Parashikimet që ende s’kanë ndodhur janë: orbita e Tokës do të zhvendoset, kontinenti i Evropës do të shkretohet, një burim i ri energjie do të zhvillohet, akulli në Polin e Veriut do të shkrihet, bota do të sundohet sërish nga komunistët, një sëmundje e re do ta godasë planetin, kafshët do të bëhen gjysmë-njeri, do të lind një fe e re, e të tjera.

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

E VËRTETA RRETH BABA VANGAS, JA KUR DO TË NDODHË FUNDI I BOTËS…

A ju nxisin sadopak imagjinatën fjalët “mistikja e verbër bullgar Baba Vanga, që profetizoi fundin e botës”? Nëse po, nuk jeni të vetëm. Baba Vanga cilësohet si “Nostradamusi i Ballkanit”. Nëse ju kujtohet Nostradamusi, ishte mjeku francez i epokës së Mesjetës, parashikimet e të cilit vazhdojnë të citohen ende sot.

Po çfarë ka parashikuar Baba Vanga për këtë vit?

Siç pretendon tabloidi britanik “The Mirror”, ne do të shohim rënien e Bashkimit Evropian, një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putinit, riaktivizimin e ekstremistëve islamikë në Evropë, njerëz që ndahen nga besimi i tyre fetar, ndryshime të mëdha në vetëdijen, dhe trenat fluturues falë energjisë diellore. Ndërkohë ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump do të preket nga një “sëmundje misterioze që do ta lërë atë të shurdhër, dhe do t’i shkaktojë trauma në tru”.

Po kush ishte Baba Vanga

Emri i saj i vërtetë ishte Vangelia Pandeva Dimitrova. Ajo lindi në vitin 1911 në Bullgari, dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në rajonin Rupite në Malet Kozhuh, rreth 2 orë larg në veri të qytetit grek të Selanikut. Ajo ndërroi jetë në vitin 1996 në…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult