Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta të romanit të mirënjohur “Dhe malet oshtinë” nga autori Khaled Hosseini.
“Mësova se bota nuk e shihte brendësinë tënde, se nuk i interesonin aspak shpresat, ëndrrat dhe mërzitjet e tua, që shtrihen të maskuara nga lëkura dhe kocka. Ishte po aq e thjeshtë, aq absurde dhe aq mizore”.
“Unë dyshoj se e vërteta që ne jemi duke pritur, të gjithë ne, kundër gjasave të pakapërcyeshme, është që të na ndodhë diçka e jashtëzakonshme“.
“Është një gjë qesharake, por njerëzit mendojnë totalisht gabim. Ata mendojnë se jetojnë në varësi të asaj që duan. Por në të vërtetë, ajo që i drejton në jetë, është ajo nga e cila kanë frikë. Ajo që ata nuk duan”.
“Njerëzit thonë: “Gjej një qëllim në jetë dhe jetoje atë”. Por, ndonjëherë, vetëm pasi ke jetuar, e kupton se jeta kishte një qëllim, dhe ka të ngjarë të jetë një qëllim që nuk e kishit kurrë në mendje”.
“Tani e di se disa njerëz e ndiejnë mërzitjen ashtu siç të tjerët ndiejnë dashurinë: privatisht, intensivisht dhe pa ankesa”.
“Bukuria është një dhuratë e madhe, e pamerituar, e dhënë rastësisht, marrëzisht”.
“Të gjitha gjërat e mira në jetë janë të brishta dhe humbasin lehtësisht”
“Një histori është si një tren në lëvizje: pavarësisht se ku hipni në bord, ju do të arrini në destinacionin tuaj herët a vonë“.
“Ti thua se ndjeve një prani, por unë ndjeva vetëm një mungesë. Një dhimbje e paqartë pa burim. Unë isha si një pacient që nuk mund t’i tregojë mjekut se ku i dhemb, por vetëm se ndien dhimbje“.
“Për guxim, duhet të ketë diçka në lojë. Unë nuk kisha asgjë për të humbur”.
—————-
Lexo edhe:
KHALED HOSSEINI: UROJ TË GJESH LUMTURINË, PAQEN DHE NGROHTËSINË QË UNË NUK TA DHASHË DOT!
ObserverKult