Khalil Gibran: Njeriu jeton midis gëzimit dhe trishtimit…

Khalil Gibran:

“…Kur jeni të lumtur, vëreni në thellësi të zemrës tuaj dhe do të shikoni se andej nga ju vjen gëzimi, ju vjen edhe trishtimi.
Dhe kur jeni të trishtuar, shikoni në thellësi të zemrës suaj dhe do të vëreni se, në të vërtetë, jeni duke qarë për të njëjtën gjë që kishit qeshur.
Disa nga ju thonë se gëzimi është shumë më i madh se trishtimi.
Por, disa të tjerë thonë se trishtimi qëndron më lart se gëzimi.
Ndërsa unë ju them se të dy, edhe gëzimi edhe hidhërimi, janë të pandashëm nga njëri-tjetri.
Ata vijnë përherë së bashku. Kur njëri nga këta ulet me ju në tryezë, mbani mend se tjetri është duke fjetur në shtratin tuaj.
Pra, përherë ka një baraspeshim midis tyre, që do të thotë se njeriu jeton midis gëzimit dhe trishtimit…/ ObserverKult