Gibran: Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët…

dashuria nga khalil gibran

ObserverKult ua sjell disa thënie të Khalil Gibran:

Kur të jeni të trishtuar, shikoni brenda zemrës suaj e do të kuptoni se po qani për ato gjëra që dje kanë qenë kënaqësi për ju.

Dëshira është gjysma e jetës. Mospërfillja është gjysma e vdekjes.

Kur rrënjët janë të thella, nuk ka pse të kesh frikë nga era.

Dashuria që nuk përtërihet çdo ditë bëhet një zakon dhe kthehet në skllavëri.

Bukuria është amshimi që adhurohet në pasqyrë. Ne jemi amshimi e jemi edhe pasqyra.

Pasioni e arsyeja janë vela e timoni i shpirtit tonë lundrues.

Ndershmëria nuk të sjell shumë miq, por gjithmonë do të të sjellë ata të duhurit.

Mos harro se mësimet më të mëdha në jetë nxirren prej kohëve më të këqia dhe gabimeve më të mëdha.

Nganjëherë, një pëlhurë e ashpër fsheh një fytyrë të lëmuar.

Edhe duart që thurin kurora me gjemba, janë më të pëlqyera se duart përtace.

Bujaria është të japësh më shumë nga ç’mundesh, ndërsa krenaria të marrësh më pak nga sa të duhet.

Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.

ObserverKult


Lexo edhe:

GIBRAN: MOS MENDONI SE MUND T’IA PËRCAKTONI UDHËN DASHURISË

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Kushdo që mendon se rruga për në zemrën e njeriut kalon përmes stomakut, ka ngelur në gjeografi. – Robert Byrne

Mos mendoni se mund t’i përcaktoni udhën dashurisë; është dashuria që, nëse ju sheh të denjë, përcakton udhën tuaj. – Khalil Gibran

Mos u anko për rrugën e gjatë, nëse po shkon atje ku mund të mësosh. – Izokrati

Nuk ka asnjë rrugë të thjeshtë për lirinë. – Nelson Mandela

Secili dëshiron të jetoj në majë të malit, pa u përpjekur të kuptojë se lumturia qëndron tek mënyra si është ngjitur ky mal. – Gabriel Garcia Marquez

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU