Kim Mehmeti: Po mendojnë se shkohet përpara me prapanicë e gjoks jashtë…

kim mehmeti fatos

Nga Kim Mehmeti

“Shumë nga të rinjtë shqiptarë mbase gabimisht besuan se vlera më e lartë e civilizimit perëndimor është zhveshja dhe se në jetë shkohet përpara me prapanicë e gjoks të nxjerrën jashtë!

Andaj atyre me dashamirësi duhet thënë se trupi është fole ku prehet shpirti dhe, sado i bukur të dukesh nga jashtë, çdo gjë varet nga mençuria që ke në kokë dhe nga pasuria që ruan në shpirt!

Më në fund, edhe shpendi e dinë se nuk mund të ruash zogj në fole të mbyllur nga të gjitha anët ku nuk rrezaton dielli, por as në atë që nga çdo anë e fryn era, pra as në fole të cilës çdokush ia sheh të gjitha ndërthurjet dhe që mundë ta prekë cilido që kalon pranë saj!”

ObserverKult

Lexo edhe:

KIM MEHMETI: TE NE NUK ËSHTË E TURPSHME TË JESH ‘TRUTRASHË’, POR TRUPTRASHË!

kim mehmeti
Kim Mehmeti

“Nëpër vendbanimet tona nuk ka librari e biblioteka, por në çdo lagje ka nga një palestër për mirëmbajtjen e trupit. Te ne nuk është e turpshme të jesh ‘trutrashë’, por truptrashë. Vashat tona nuk e vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt. E vleresojne për nga marka e xhipit që ai grahë!”

“Pa dyshim se e keni dëgjuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejtë dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: ata bir shesin më të shtrejtën dhe më të vlefshmen që kemi – atdheun dhe interesat e popullit! Por ky baba është dashur t’ia sqaroj të birit se, nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë. Ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimin më i rëndë. Ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve!”

“Pakënaqësia dhe revolta që nuk shndërrohet në veprim, përfundon ose në vajtim, ose në nënshtrim!

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult