Kipling: Ai që ecën i vetëm, gjithmonë mbërrin më larg se ata që ecin në turmë!

Rudyard Kipling ishte gazetar, tregimtar, poet dhe romancier anglez. Lindi më 30 dhjetor 1865 në Indi, vend i cili ka ndikuar shumë në veprën e tij.

U nda nga jeta më 18 janar 1936 në Lindër. Kiplingu është fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1907.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Rudyard Kipling:

Nëse nuk arrin çfarë dëshiron, kjo është shenja që nuk e dëshiron mjaftueshëm.

Kemi një milion arsye për të humbur, por asnjë justifikim.

Një zemër guximtare dhe një gjuhë e sjellshme. Këto duhet ta udhëheqin njeriun nëpër xhunglën e jetës.

Asnjëherë mos shiko pas, sepse mund të biesh nga shkallët.

Ai që ecën i vetëm, gjithmonë mbërrin më larg se ata që ecin në turmë.

Nga gjithë gënjeshtrat nëpër botë, ndonjëherë më të këqijat janë frikërat e tua.

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

RUDYARD KIPLING: LETËR DJALIT

kipling

Nëse ke me mujtë me rujtë qetsinë
kur të gjithë rrotull teje janë tuj e hupë;
Nëse ke me ditë me pas besim n’vetvete
kur t’gjithë t’shikojnë me dyshim
e dyshimit tyne i nep ma t’ndershmin vend;

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

KIPLING: ZOTI NUK MUND TË ISHTE DOT KUDO, NDAJ BËRI MAMATË…

Thënie të zgjedhura nga Rudyard Kipling:

“Fjalët janë padiskutim droga më e fuqishme e përdorur nga njerëzit”.

“Asnjëherë mos shiko pas, sepse mund të biesh nga shkallët”.

“Gjithmonë kam preferuar të besoj gjënë më të mirë nga kushdo. Kjo gjë më ka bërë të kursej mjaft telashe”.

“Ai që ecën i vetëm, gjithmonë mbërrin më larg se ata që ecin në turmë”.

“Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj bëri mamatë”.

“Një zemër guximtare dhe një gjuhë e sjellshme. Këto duhet ta udhëheqin njeriun nëpër xhunglën e jetës”.

“Nga gjithë gënjeshtarët nëpër botë, ndonjëherë më të këqijat janë frikërat e tua”. / ObserverKult