Ju ftojmë të lexoni disa shprehje për fuqinë e gruas, nga autor të ndryshëm!
– “U rrita duke puthur libra dhe bukë, por qysh kur putha një femër, veprimet e mia ndaj librave dhe bukës humbën interesin.” Salman Rushdie
– “Thonë se burri nuk është burrë, nëse nuk dëgjon emrin e tij të shqiptuar nga buzët e një gruaje.” Antonio Machado
– “Artisti duhet të jetë një përzierje fëmije, burri dhe gruaje.” Ernesto Sábato
– “Ai që ka njohur vetëm gruan e tij dhe e ka dashur atë, di më shumë për gratë se ai që ka njohur një mijë.” Leon Tolstoi
– “Në shtëpinë time komandoj unë, por ajo që merr vendimet është gruaja ime.” Leon Tolstoi
– “Intuita e një gruaje është më e saktë se siguria e një burri.” Rudyard Kipling
– “Perënditë kanë bërë dy gjëra të mrekullueshme: gruan dhe trëndafilin.” Solon
– “Në çdo çast të jetës sime është një grua që më merr për dore në mjegullat e një realiteti, të cilin gratë e njohin më mirë se burrat dhe ku ato, me pak dritë, orientohen më mirë.” Gabriel García Márquez
– “Tri gjëra mund të bëhen me një grua: ta duash, të vuash për të, ta kthesh në letërsi.” Lawrence Durrell
– “Në fillim të gjërave të mëdha ka një grua.” Alphonse de Lamartine
– “Burrat që nuk i falin gratë për mangësitë e tyre të vogla, kurrë nuk do t’i gëzojnë virtytet e tyre të mëdha.” Khalil Gibran
– “Shkalla e civilizimit të një populli mund të gjykohet nga pozicioni i shoqëror i gruas.” Domingo Faustino Sarmiento
ObserverKult
Lexo edhe:
AGATHA CHRISTIE: MOS E THUAJ ASNJËHERË GJITHÇKA QË DI, AS PERSONIT QË E NJEH…