Kipling: Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj bëri nënat…

Rudyard Kipling ishte gazetar, tregimtar, poet dhe romancier anglez. Lindi më 30 dhjetor 1865 në Indi, vend i cili ka ndikuar shumë në veprën e tij.

U nda nga jeta më 18 janar 1936 në Lindër. Kiplingu është fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1907.

ObserverKult në vazhdim ua sjell disa thënie të zgjedhura të Rudyard Kipling:

“Asnjëherë mos shiko pas, sepse mund të biesh nga shkallët”.

“Gjithmonë kam preferuar të besoj gjënë më të mirë nga kushdo. Kjo gjë më ka bërë të kursej mjaft telashe”.

“Ai që ecën i vetëm, gjithmonë mbërrin më larg se ata që ecin në turmë”.

“Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj bëri nënat”.

“Një zemër guximtare dhe një gjuhë e sjellshme, këto duhet ta udhëheqin njeriun nëpër xhunglën e jetës”.

“Nga gjithë gënjeshtarët nëpër botë, ndonjëherë më të këqijat janë frikërat e tua”.

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I RTSH-SË: SONTE NATA E TRETË, NGJITEN NË SKENË IKONA TË MUZIKËS SHQIPTARE. ZGJIDHEN EDHE FINALISTËT

Festivali i 62-të i Këngës vijon rrugëtimin e tij magjik, teksa sonte të gjithë të bëhemi gati për të kënduar e kërcyer me natën speciale të nostalgjisë.

Kjo natë e tretë e Fest 62 do të ngjisë në skenë emrat më të mirënjohur të muzikës shqiptare si Myfarete Laze, Fitnete Tuda, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Irma dhe Eranda Libohova, Eugen Bushpepa, Aleksandër Gjoka si dhe ikonën Adelina Ismajli.

Këngët që janë kënduar ndër vite në Festival e që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare do të këndohen në këtë natë të tretë. Po ashtu do të këndohen edhe hite që kanë dalë nga Eurovizioni…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU