Kisha dashtë me dekë për s’dyti, lexuar nga autori Kolec Traboini (Video)

Ju ftojmë të ndiqni poezinë “KISHA DASHTË ME DEKË PËR S’DYTI” të Kolec Traboinit, lexuar nga vet autori.

Kisha dashtë me dekë për s’dyti.
…Edhe për së treti kisha dashtë me dek
se dora jota ma solli dekën e bardhë
por edhe në vdeksha njëmijë herë
qoftë e njëmijta si vdekja e parë
kush dreqi po pyt!

Vdekja në dorën tande ish aromë prilli
tan lulet ma sollën polenin te kryt
isha vet që të thashë: – tash ma xen frymën
isha vet që të thashë: – më puth e më mbyt
kush dreqin po pyt!

Tash, që u tejkrye pjalmimi i jetës
jam krejt i dekun derisa t’ringjallem
për t’ma marr shpirtin, për dek të dytë
i gatshëm jam për rimishërimin
kush dreqin po pyt!

ObserverKult

Kliko edhe:

KOLEC TRABOINI: TASH QË FJALËT E GEGËNISHTËS JANË BJERRUN…