Kisha e Shën Ndout në Prishtinë, ishte ndërtuar në vitin 1927 por ka 66 vite që është rrënuar. Kjo Kishë ndryshe njihej edhe si Kisha e Stakajve, familje kjo e besimit katolik , si dhe një ndër familjet më të vjetra në Prishtinë.
Publicisti dhe gazetari Bajram Mjeku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij Facebook, tregoi se Kisha ishte ndërtuar pikërisht aty ku sot është monumenti i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti.
Kjo Kishë ishte ndërtuar nga Stak Mirdita i njohur në Prishtinë si Stak Marku. Kur Staku nisi të ndërtonte kishën, Shyqri Beg Ramadani dhe disa fisnikë tjerë prishtinas të besimit islam e ndihmuan financiarisht ndërtimin e kishës.
Kjo sipas Mjekut dëshmon më së miri se toleranca fetare midis shqiptarëve ishte më e konsoliduar atëherë sesa sot.
Në vitin 1957, regjimi komunist me pretekst të rregullimit të planit urbanistik të kryeqytetit atëkohë vendosi të rrënonte Kishën e Shën Ndout.
Por punonjësit shqiptarë të besimit islam, refuzuan urdhërin e regjimit ta rrënonin kishën.
Më tej postimi i plotë i Bajram Mjekut:
Kisha e Shën Ndout në Prishtinë, e cila tash 66 vjet nuk ekziston më u ngrit në vitin 1927. Ishte e njohur si Kisha e Stakajve. Familja Staka e besimit katolik është ndër familjet e vjetra në kryeqytetin e Kosovës.
Kisha u ndërtua aty ku sot është monumenti i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti. U ngrit nga Stak Mirdita i njohur në Prishtinë si Stak Marku. Kur Stak Mirdita nisi të ndërtonte kishën, Shyqri Beg Ramadani dhe disa fisnikë tjerë të besimit islam e ndihmuan financiarisht ndërtimin e saj.
Në vitin 1957, regjimi komunist me pretekst të rregullimit të planit urbanistik vendosi të rrënonte Kishën e Shën Ndout. Ditën kur u rrënua kisha, ndodhi diçka e pazakontë. Punonjësit shqiptarë të besimit islam refuzuan ta rrënonin kishën. Regjimi u detyrua të angazhonte punëtorë të besimeve dhe komuniteteve të tjera nacionale për rrënimin e saj.
Nga viti 1346 deri në vitin 1387, në Prishtinë ekzistonte kisha katolike e Shën Mërisë. Vizitori apostolik Pjetër Mazreku, në një shënim të tij për Prishtinën e shekullit shtatëmbëdhjetë shkruante: “Në Prishtinë jetojnë 20 familje të krishtera me afro 100 frymë. Ka disa vjet që kanë ndërtuar një kishëz. Pasi janë pak dhe janë skamnorë, ata nuk mund ta mbajnë priftin …
ObserverKult
Lexo edhe:
BAJRAM MJEKU: ETYD PËR ZONJËN QË NUK E PASHË KURRË
Poezi nga Bajram Mjeku
Takat e saj trokitnin rëndë përmbi asfalt
në sheshin e vetmuar s’dukej asnjeri
nuk di si u zhduk bashkë me mjegullën
dhe nata e mbështolli si në blasfemi.
Papritur preftova udhën përkrah saj
siç papritur n’trotuar gjeta një trëndafil
ishte trëndafili i ngrirë dimrin e fundit,
që kish nisur të shkrihej atë fundprill.
E kërkova gjatë në sheshin e boshatisur
bukurinë e fisme nuk e pashë askund
ishte diçka si krizantemë, ishte diçka si
ëndërr e përmotshme që nuk mori fund.
Asnjëherë nuk mësova emrin e saj
netëve të errëta në dimrin e gjatë
Si të ishte hije e dalë nga legjendat
U kthye sërish të fshihet në baladë.
Ndodhi moti një mbrëmje pa hënë
as vet nuk di si u kthye në kujtesë
atëherë netët ishin më të bukura
bari në nadje mbushullohej me vesë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult