Kjo këngëtare shqiptare do të performojë në mbylljen e lojërave ‘Invictus Games’ të Princ Harry-t

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora më 16 shtator do të kryesojë ceremoninë e mbylljes së lojërave ‘Invictus Games 2023’ që organizohen nga Princ Harry. Ky turne do të zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë.

Sipas Daily Mail Rita është një mikeshë e ngushtë e themeluesit të eventit, Princ Harry-t, i cili gjithashtu do të mbajë një fjalim emocionues në ceremoninë e mbylljes.

Lojërat ‘Invictus’ janë një turne me shumë sporte për ushtarakët dhe gratë e plagosura, të lënduar dhe të sëmurë, si në shërbim ashtu edhe për veteranë të luftërave.

Harry luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e Lojërave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014. Pra aty kur 300 konkurrentë nga 13 vende morën pjesë në konkursin inaugurues në Londër.

Rita dhe Harry janë miq prej vitesh, dhe ylli me origjinë nga Kosova mori pjesë edhe në dasmën e Harryt dhe Meghan Markle.

Në një intervistë të vitit 2019 për ‘Entertainment Tonight’, ajo tha se ai ishte ‘princi i lezetshëm dhe argëtues’, duke shtuar se ajo dhe miqtë e saj ishin rritur duke dashur të ‘shoqëroheshin’ me Princin Harry.

Rita ka performuar më parë në një koncert të vitit 2019 për organizatën bamirëse “Sentebale” të Princit Harry./living.al

ObserverKult


Rita Ora do të prezantoj MTV Ema Awards

Lexo edhe:

RITA ORA DO TË PREZANTOJ MTV EMA AWARDS

Lajmi u konfirmua nga Rita Ora

Më 14 nëntor në Budapest mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021.

Në këtë mbrëmje të madhe pritet të marrin pjesë emra të mirënjohur të skenës botërore. Mes tyre edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora.

Lajmi u konfirmuar si nga faqja zyrtare e eventit. Edhe nga Rita Ora.

Rita Ora dukej e lumtur. Kjo teksa zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të “The Masked Singer UK”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult