Klajdi Musabelliu: Do të vij të të takoj një natë me hënë (teksti dhe kënga)

Nuk e di sa herë vjen mbrëmja,
veç tek ti më ngelet mendja,
tek ti, tek ti.

Nuk e di për ku je nisur,
kush është vallë duke të pritur,
s’e di, s’e di.

Mos vallë, kam gabuar,
më thuaj, ti më thuaj.

Ndoshta ti për mua fare nuk mendon,
dhe pa dashur vjen në ëndërr më ngacmon,

Fundja-fundit pa më thuaj kush je ti,
që me mua qesh e tallesh si fëmijë.

Ëndrra, ëndrra vetëm ëndrra,
nga vetmia desh u çmenda ti,
shkaku je ti.

Rrug’t e zemrës janë të thjeshta,
nuk pranojnë vetëm gënjeshtra ti,
dhe unë e di.

Do të vij të të takoj një natë me hënë,
të ti them të gjithë ato që s’ti kam thënë.

Ti at’here do më thuash unë e di,
jam ajo që e ka emrin dashuri.

LEXO EDHE: Klajdi Musabelliu: Papritur ne u ndamë… (teksti dhe kënga)