Klajdi Musabelliu: Ti po të duash më harro (Teksti dhe kënga)

Nuk e kujtoj pse jemi ndarë,
Përse të dy u bëmë të huaj,
Po e mbaj mend puthjen e parë,
Atë jo kurrë s’e kam harruar.

Dhe vjen një çast diku atje,
Në kafenenë e preferuar,
Dëgjon një zë që ti e njeh,
Që ti diku e ke dëgjuar.

Atë që fliste nuk e pash’,
Por në mendime jam trazuar.

Ti po të duash më harro, ti po të duash zër’ një tjetër,
Unë jam ai ti je ajo, që dikur ishim miq të vjetër,
Sa jemi grindur jemi sharë, sa jemi puthur përqafuar,
Sa herë në mbrëmje jemi ndarë, e në mëngjes jemi pajtuar.

E ula kafen dalëngadalë,
Më shkuan lot nga mallëngjimi,
Mendova të të them më fal,
E t’ja fillonim nga fillimi.

Dhe dola rrugës si i marrë,
U nisa për nuk di se ku,
Jo s’jam i pari që jam ndarë,
Se ndodh në jetë edhe kështu.

Atë që fliste nuk e pash,
Por në mendime jam trazuar….