Osman Shehu: Shkëmbi i kujtimit (Teksti dhe kënga)

S’më buzëqesh më, me sy s’më shikon
vet më the vashë, se më dashuron
m’je larguar, m’ke tradhtuar
pa m’thën’ lamtumirë.

Tash unë në vetmi veç për ty ëndërroj
pse nuk tregove ti se tjetrin dashuron.

Mbi një shkëmb unë tash ulem
dhe gjithnjë kujtoj, që një ditë
me ty takohem dhe të përqafoj.

Tash u binda se ti s’kthehesh më
dhe harrove fjalën qe m’ke dhënë
m’je larguar m’ke harruar
pa m’thën’ lamtumirë.

ObserverKult

—————

Lexo edhe:

OSMAN SHEHU: I KUJTOJ UNË DITËT, ATO DITË ME TY… (TEKSTI DHE KËNGA)