Klea Huta: Sa i mungon ti zemrës që për ty lutet (teksti dhe kënga)

Brenda zemrës
ndjenja do të flasë
E të të thotë ato që
unë nuk mundem

Ajrin prek dhe
ndjej që si përkas
Sa i mungon ti
zemrës që për ty lutet

Lulet kanë tjetër ngjyrë
kur je pranë meje
Jetoj një jetë me ëngjëj
e me melodi

Sa herë zëri yt më flet
Sa herë zëri yt më flet…

Dua të gjej guximin
të të them që
të më shikosh në sy
e të lexosh në to

Çfarë ndjej unë për ty…

Unë të dua
Shumë ti më mungon
Dhe rrahja e zemrës
sime të kërkon ty

Unë e di që është
më mirë të pres
Do vijë një ditë që
ne do na bashkoj zemrat

Një ditë jetë do
marrin ëndërrat
Lulet kanë tjetër ngjyrë
kur je pranë meje

Jetoj një jetë me ëngjëj
dhe me melodi

Çfarë ndjej unë për ty
Kjo ndjenjë për ty po qan
Do të jetë pranë teje
Dua të qeshur të t’shoh

Të jem e jotja
A do t’mund ta gjejë
guximin të shprehem.

LEXO EDHE: Endri & Stefi: S’dashurova jo kurrë në këtë botë… (teksti dhe kënga)