Kliton Nesturi: E mbaj vendin bosh për ty…

E mbaj vendin bosh për ty,
nuk e prish kurrë.
Kur të kthehesh nga rruga e gjatë,
nga mungesa e lodhshme,
të vish e të shtrihesh pranë meje,
duke gjetur paqen dhe dashurinë,
apo marrëzitë e pafundme që burojnë nga pasioni.
Ti je me mua edhe kur largësia na hedh tej
Në rrugë të pluhurosura apo mbi dallgë oqeanesh,
Je me mua edhe kur bora mbulon gjithçka
Dhe shiu sjell trishtimin e tij.
E di,
Unë jam me ty në çdo rrugë të botës,
edhe kur atëherë
jeta dhe vdekja përleshen fort mes tyre.
E mbaj vendin bosh për ty,
nuk e prish kurrë.
Pritja për ty
Nuk shuhet kurrë tek unë.

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

KLITON NESTURI: FIJA E FLOKUT TËND