Fija e flokut tënd,
E lehtë,
e epshme
E derdhur si ujëvara,
E rëndë si pesha e botës,
Magjike si Universi
Në qenien time…
Zgjata dorën…
E preka – Ndjeva vullkanin që vlon tek ty.
E putha – buzët mu dogjën…
Qe puthja jote që m’i shuajti
E më shkriu me ty.
Fija e flokut tënd më bëhet ëndërr.
Luaj me të,
Drithërohem,…
Oh!… Dehem më të fuqishëm,
Më tepër se me çdo pije.
Ashtu të trullosur shtrihemi,
…Dhe përhumbemi…
Bashkë…
Fija e flokut tënd,…
Gjithnjë zgjas dorën drejt saj…
ObserverKult
——————
Lexo edhe:
TEODOR KEKO: MOS U TRISHTO, E SHTRENJTA IME!
Atëherë ditët qenë të bukura
dhe mbanin erë jargavan.
Në muzg t’i shfaqeshe e brishtë
me hënën flokëve -karficë e bardhë.
Dhe parqeve të qetë gjer vonë
ne putheshim. Dhe prapë.
Në gjoksin tim kokë e verdhë
në rrugë ëndrash galop kish marrë.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
Kliko edhe:
SABRI FEJZULLAHU: HIJA E FLOKUT TËND (TEKSTI DHE KËNGA)
Bukuri e rrallë, moj,
buzujse moj qershi,
si të të shtrydh,
e mos t’lëndoj,
t’më pikosh një jetë përmbi.
Se kur djeg ai diell i gushtit,
pushton vapa kënd më kënd,
nuk ka pemë që më bën hije,
sikur hija e flokut tënd.
Kliko KETU për videon dhe tekstin e plotë