Poezi nga Klodian Kojashi
sa t’bukura janë
vetullat tuja
që t’shtrihen përmbi sy
si dy fjalë të mira,
si dy urime
si t’ishin dy premtime dashnie
që rrinë në ftyrë
se s’dojnë me ikë asnjiherë
e kanë frikë me u plotësu,
si dy andrra
që gjumi kur doli i harroi në ty
e kundërta e shiut
s’asht dielli
por vetullat tuja
që shtrihen amël
si dy krahë ëngjëlli,
ndoshta të nji ëngjëlli që
s’kishte tjetër për me t’dhanë
e t’la veç krahët
e tesh e tallin ëngjëjt tjerë
se rrëzohet
ka humbë qiellin
e s’e thërrasin ma
me njoftu gratë shtatzana
por asht i lumtun
se fluturojnë sytë e tu
në atë ftyrë të amël
ku bajnë laradasha perënditë
e qeshin
janë vetullat tuja
kaligrafia e luleve
ditari i flutrave
Meka e përqafimeve
forma e mallit
radio që punon me luleshtrydhe
nusja e ujit
lemza e dritës
je ti,
që s’ke asgja të jashtëzakonshme
e asgja të zakonshme
mrekulli
ObserverKult
Kliko edhe:
KLODIAN KOJASHI: M’THUJ SE KE ME M’DASHTË EDHE NËSE ÇMENDEM!
Lexo edhe:
REKOMANDIME LEXIMI NGA KLODIAN KOJASHI
Në kuadër të rubrikës Rekomandime leximi, ObserverKult kësaj radhe ka mysafir poetin Klodian Kojashi.
Ja cilat janë librat që Kojashi u sugjeron të pasionuarve pas leximit.
————————————
Jo vetëm qi asht e vështirë me sugjeru disa libra por them e pamujtun. Jo, e vështir s’asht me i sugjeru por iluzion i madh me shpresu se tjetri te ato libra ka me hasë ato shije e ka me përtyp me mendje ato vizione që ke provu ti vetë. Kjo sepse, siç thoshte Proust, njeriu s’lexon librin por përmes librit lexon vetveten. Libri, vazhdon Proust, s’asht veçse nji lente qi mundëson me pa brenda vetes ato gjana që pa librin s’i shef dot.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult