Klodian Kojashi: M’thuj se ke me m’dashtë edhe nëse çmendem!

përqafon klodian Asgja s'ka ndryshu të du njësoj si para njëmijë vjetsh si në çdo jetë që kam veshë e kam hekë.

Poezi nga Klodian Kojashi

Ti ikë,
e shkon nëpër natë,
madje s’ikë askund,
ti je gjithmonë aty ku
qielli jem dihat,
e trupi m’braktis
toka m’lëshon,
kocat humbin pa vonesë.

Jam vetëm djersë,
të kam shpirt,
të jam shpirt,
s’jam shpirt
jam pendesë,
pa asnji vend,
pa forcë e pa mend
jam mjegull pa shpresë.

A shef se prej teje
jam atje ku s’gjendem.

M’thuj se më don,
se jena dashtë,
se m’ke dashtë,
m’thuj se ke me m’dashtë
edhe nëse çmendem!

ObserverKult


Lexo edhe:

KLODIAN KOJASHI: KUR TI MË PËRQAFON…

————————————————-

Lexo edhe:

DASHURIA NGJASON ME BINJAKËT IDENTIKË, NJËRIT I DHEMB KUR TJETRI DIGJET!

Ivria Lublin kishte qenë dashuria e tij e vetme. Edhe kur dashuria kishte shkuar dhe ia kishte lënë vendin me kalimin e viteve keqardhjes reciproke, miqësisë, dhimbjes, shpërthimeve e lulëzimeve sensuale, hidhërimit, xhelozisë dhe zemërimit, e përsëri verërave indiane që ndiznin shkëndijat e braktisjes seksuale, pastaj përsëri hakmarrjes, urrejtjes dhe dhembshurisë, një ind emocionesh të ndërthurura, të ndryshueshme, zhytur në përzierje të çuditshme dhe kombinime të papritura si kokteilet e përgatitura nga ndonjë banakier i çmendur…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU