Kjo zemër që kam
s’e ka nda mendjen akoma
në asht e jemja apo e jotja.
Them se asht e jotja,
se adhuron yjet
e ka frikë se në mëngjes
dashuria po e zhduk bashkë me to,
e struket te une
e ma e ngrohtë bahet.
Them vërtetë se asht e jotja
se zemra jeme s’ka pasë me mu
asgja kaq personale…
ObserverKult
Lexo edhe: