Klodian Kojashi: Kur e humba nji dashuni

kojashi mbase

kur humba nji dashuni
në fakt, them humba
por s’e kisha meritu asnjiherë
pra du me thanë
kur atë që deshta
zoti e krijoi në një tren që nisej
për të mos u kthy
unë u mërzita shumë

zemra mu mbush
me nji mungesë të madhe dashunie
që s’ikte asnjiherë
përveç ndonjë nate
kur zoti krijonte dikë në shtrat afër meje
por në mëngjes ajo mungesë dashunie
kthehej prapë
e dinte rrugën
s’kishte shtëpi tjetër
përveç zemrës teme

e nji natë
thashë po e la pas dere
e po jetoj pa te
mirëpo shembi derën
hyni në dhomë e mi grisi librat
ma përplasi telefonin për mur
ma ndavi dysh divanin
e m’tha, a don ma?

Jo i thashë
mjaft
dorëzohem
dhe me kohën u mësuam
asht ba e jemja
e kam për zemër

u zgjata, por deshta me thanë
diçka krejt të thjeshtë
se kur më sheh me sy t’varun
nuk asht mungesa e dashunisë
që më mërzitë,
por asht mungesa e dashunisë tande.

ObserverKult

——————————–

Lexo edhe:

KJO ASHT TJETËR DASHUNI. EDHE UNË, DO T’IA THEM…

Nga Mustafa Greblleshi

Më 23 të Vjeshtës së Tretë 193…

Interesant qenka dhe kjo puna e …dashunis. Kurrë nuk kam pasë rasën me e provue ndonji herë, por tash që u kapa prej thonjëve të saj, po shof shumë ndryshime në vehten time. Megjithse nuk jam mâ ai Memli i parë , prap se prap guximi më mungon vazhdimisht. Kushdi sa net më kalojnë pa i mbyllë sytë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU