Klodian Kojashi: Mbushet dhoma me jetën tande…

Kjo zemër që kam s’e ka nda mendjen akoma në asht e jemja apo e jotja. Them se asht e jotja, se adhuron yjet e ka frikë se në mëngjes

Poezi nga Klodian Kojashi

Ti nuk e din a e ke me veten
a me shiun
a me fjalët që ke thanë a s’ke thanë.
Nuk e din a kanë mjaftu
Nuk e din as pse nuk e din
E kështu me dyshime ti bjen
flokët i lëshon e dorëzueme
e trupin fik si cigare
mbi trupin tem
që din aq sa i duhet.
Mbushet dhoma me jetën tande
ti je plot jetë
aq sa trupi s’ta mbledh dot.
Po unë kte poezi ka vite qe e shkruej
e gjithmonë me fjalë tjera…

ObserverKult


Lexo edhe:

CIKËL ME POEZI NGA KLODIAN KOJASHI: DASHNÌA ASHT URÍ…