Klodian Kojashi: Ti ike nëpër natë

përqafon klodian koojashi s'dashurova

Poezi nga Klodian Kojashi

Ti ik, e shkon nëpër natë,
madje s’ik askund, ti je gjithmonë aty
ku qielli jem dihat, e trupi m’braktis
toka më lëshon, kocat humbin pa vonesë jam vetëm djersë,
të kam shpirt, të jam shpirt, s’jam shpirt jam pendesë,
pa asnji vend, pa forcë, pa mend, jam mjegull pa shpresë

a shef se prej teje jam atje ku s’gjendem
më thuj se më don, se jena dashtë, se më ke dashtë,
më thuj se ke me m’dashtë
edhe nëse çmendem…

ObserverKult


Lexo edhe:

SI U BË ENDACAKU MASHTRUES PËR 5 DITË MBRET I SHQIPËRISË/ A E DINI KUSH ISHTE OTTO WITTE?

Një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi si endacak. U end nëpër Evropë, Amerikë, Afrikë dhe në Azinë e vogël. Gjatë këtyre viteve ai ndryshoi shumë profesione; si ekspozues, punëtor ndërtimi, kamarier, kapës kafshësh, major e shumë e shumë të tjera, madje dhe mbret.

Në vitin 1912 Otto Witte hyn në ushtrinë turke. Në të njëjtin vit Shqipëria u shpall e pavarur dhe qeveria e saj provizore nuk ishte në gjendje të zgjidhte vetë trazirat e brendshme politike. Caktimi i një mbreti nga Fuqitë e Mëdha dukej si e vetmja zgjidhje për të garantuar pavarësinë e shtetit të sapokrijuar shqiptar. Në bisedimet e zhvilluara në atë kohë, përflitej emri i princit turk Halim Eddine si njeriu që do të vendosej në krye të shqiptarëve.

Sipas një dokumenti të datës 21 gusht 1943, të një arkivi të Berlinit, Otto Witte ndodhej në vitin 1912 në Stamboll. Ndërsa orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik, Ismail Arsim, djali i një tregtari të pasur…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU