“M’thuaj se ke me m’dashtë”, poezinë e Klodian Kojashit e lexon Engjëllushe Alla

“M’thuaj se ke me m’dashtë edhe nëse çmendem”, Engjëllushe Alla interpreton poezinë e Klodian Kojashit

Ti ikë,
e shkon nëpër natë,
madje s’ikë askund,
ti je gjithmonë aty ku
qielli jem dihat,
e trupi m’braktis
toka m’lëshon,
kocat humbin pa vonesë.

Jam vetëm djersë,
të kam shpirt,
të jam shpirt,
s’jam shpirt
jam pendesë,
pa asnji vend,
pa forcë e pa mend
jam mjegull pa shpresë.

A shef se prej teje
jam atje ku s’gjendem.

M’thuj se më don,
se jena dashtë,
se m’ke dashtë,
m’thuj se ke me m’dashtë
edhe nëse çmendem!

ObserverKult


Lexo edhe:

KLODIAN KOJASHI: MBASE DO TAKOHENA NDONJËHERË…

Mbase do takohena ne të dy ndonjëherë
se qytetet tona janë ma të vogla se fatet
do lëshojme veç nji përshëndetje në erë
si fjongo që mban lidhë puthjet dhe inatet

A ndoshta do takohen të gjithë përveç nesh
e tillë asht kjo botë me habitjet pa çudi
por unë them le t’dashurohen vesh me vesh
ata që u veshën me pellgje e me shi

Prandaj kur një ditë nga ato ditët normale
ke me gjetë nji kënaqësi që amël flet me ty
do mendojnë se je e marrë apo krejt banale
por ti e din se jam unë ajo kënaqsi pa arsy

ObserverKult