Koçi Petriti: Më prit kështu si jam

Unë çelësin zemrës sate s’do t’ja vjedh
Me lajka, dinakëri e sentimente,
As ligjërim të zjarrtë s’do të zgjedh
Që të të bëj për vete.

Pa psherëtima pritmë, pa kurorë,
Veç bardhësin’ e shpirtit të sjell prikë;
Një karafil të kuq do mbaj në dorë,
Të hyj në kopshtin tënd pa frikë.

ObserverKult


Lexo edhe:

KOÇI PETRITI: PËR TY QË TË DUA…

Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë
kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë
veç në ndodhtë të kthehem në rrënojë
do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


KOÇI PETRITI, KALORËSI I FUNDIT I BALADAVE TË DASHURISË

“Poetët e vërtetë kanë vdekje konvencionale, pa dyshim. Ekuacioni i lashtë –gati proverbial se ‘poeti vdes, por jo poezia’- nuk është ngushëllues për njeriun konkret, por i vetëmjaftueshëm dhe fisnikërues për poezinë”.

Në një kohë kur realizimi socialist i kishte vënë të gjithë shqiptarët brenda kallëpeve, kur letërsia ishte e detyruar t’u përshtatej kornizave.

Kur shkrimtari e poeti ishin të detyruar të bënin pakt me djallin në kurriz të krijimtarisë, për të mbijetuar, kur gjithçka ishte e denatyruar, Koçi Petriti e gjeti rrugën e tij, së cilës i ndenji besnik deri në fund. Ai zgjodhi lirikën, zgjodhi t’i këndonte dashurisë, të bukurës, vashës, puthjes… Gjërat e “mëdha”, politika, heroizmi, nuk bënin për të.

Dhe kjo zgjedhje e shpëtoi atë jo vetëm si njeri, por edhe si poet. Me këtë zgjedhje, nuk iu desh të bënte pakte. Pakti i tij i vetëm ishte me lexuesin, i cili e deshi dhe e lexoi Koçi Petritin si një pasues të denjë të Lasgush Poradecit.

Vargjet e Petritit janë vlerësuar gjithnjë për thjeshtësinë dhe bukurinë e vargut. Freskinë, butësinë dhe një shpirt pranvere, që nuk i ndahet krijimtarisë së tij.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult