Kolec P. Traboini: Pse gegnishtja duhet të jetë kauzë kombëtare?

Nga Kolec P. Traboini


Sepse, fjala gegnishte meni është thembra e Akilit të antishqiptarizmës. Dhe akoma ma pertej, shqiptarë të dashtun, në jug e në veri, “gegë e toskë, malësi jallia”, siç thotë Mjeda, bjerrja e Gegnishtes është platformë e filogrekëve, ata duan që të këpusin çdo lidhje të Gjuhës së Sotme Shqipe me lashtësinë dhe pengesa kryesore e kësaj platforme antishqiptare është pikërisht Gegnishtja.
Te Gegnishtja janë shtresezimet gjuhësore që na lidhin me lashtësinë e konstatuar kjo edhe nga studiuesit e mëdhej europianë. Gjuha, me këtë rast, shfaqet edhe si një nga treguesit e autoktonisë sonë. Janë rrënjët që duan të na i presin për tu dukur si popull nomad, kinse na sollën në këto troje osmanët. Ku po na çojnë këta debederë do të pyeste Konica.
Prandaj gjuhëtarët e skalioneve të Kostallaraqit e luftojnë egërsisht gegnishten si të ishin ushtarë të Megaloidhese Greke. Këta mjeranë gjuhtarë kanë zhdukur nga fjalori i Gjuhes Shqipe fjalën MENI, të Gegnishtes duke e zëvendësuar me fjalën MËRI. Meni është fjala e parë e “Iliadës” dhe nuk është greke, por thjeshtë Iliro – Pellazgjike, Arbërore, pra Gegnisht. Rotacizmi, kthimi i N në R, kinse fenomen gjuhësor, por në të vertetë deformim e masakër mbi gjuhen e lashtë shqipe dhe e ligjëruar nga kallamaret e Enver Hoxhës, bëri deme kolosale duke e ndarë në dy degë të mëdha shqiptarinë. Para shfaqjes së rotacizmit kurrë kjo ndasi nuk ka qenë kaq e madhe, kaq e dukshme.. Fenomeni i rotacizmit e shkëputi gjuhen shqipe nga rrënjët e veta të lashta. Nisi bjerrja e fjalëve nën influencën e gjuhës greke në Jug. Këta anti gegë duan të këpusin hallkën e zinxhirit gjuhësor që lidh GJ. Sh. me rrënjët e veta ilire-pellasgjike. Ky është qellimi dhe mohimi i Gegnishtes është mjeti. Mjerisht Akademia e Shkencave punon në këtë drejtim si te ishin raja të antishqiptarizmës.
Prandaj mbrojtja e Gegnishtes merr vlera gjithë përfshirëse në Veri dhe në Jug, në Kosovë dhe Diasporë dhe duhet të bëhet kauzë kombëtare. Kushdo që këtë kauze e konsideron si egoizëm i ngushtë lokalist, krahinarizëm, është ose i paditur në fushë të luftës që i bëhet shqiptarizmës nga konspiracioni antishqiptar panballkanik ose janë apatikë e indiferent për të sotmen e të ardhmen e Atdheut. Dihet që stuhia rrëzon përdhe drurët me rrënjë xhufkore si pishat, por jo listat e mëdhenj me rrënjë në thellësi të dheut.
Gjuha shqipe është lisi ynë i historisë, ku e shkuara bashkohet me të ardhmen për të siguruar përjetësinë.

ObserverKult

Kolec P. Traboini
Kolec P. Traboini

Lexo edhe:

KOLEC TRABOINI: TASH QË FJALËT E GEGËNISHTËS JANË BJERRUN…