Për gruan që vdiq…

Foto ilustrim

Poezi nga Jomanóe Ókura

Sa më dhimbet ajo zemra e mirë
e gruas së dashur, që erdhi nga larg
plot me gëzime e trishtime
këtu, në shtëpinë time,
për të jetuar me mua kaq pak…

Sa më vjen keq për të…
Sikur ta dija që më parë
se do t’i binte kjo e tmerrshme fatkeqësi,
te ky vend plot me blerim e hijeshi,
sa shumë gjëra do t’i kisha thënë!

Tani, që kthehem në shtëpi,
ç’të bëj, ku të rri?
Sa fort të rëndë do ta kem,
te dhoma e gjumit kur të jem,
të shoh mbi shtrat nënkresën tënde…

Përktheu: Petraq Kolevica

——————————————

Lexo edhe:

RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.

Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.

Pakkujt që lëviz kalimthi nëpër Shqipëri apo që rastësia e çon nëpër qytete të ndryshme të vendit, e di se shumë prej ndërtesave të rëndësishme publike, si spitalet shtetërore apo objekte industriale, si fabrika dhe uzina (sot të dalë jashtë funksionit dhe të braktisura në mëshirë të fatit) mbajnë autorësinë e punës së një shqiptaro-gjermaneje, siç është edhe Edith Kolevica.

Inxhinierja e ndërtimit, që u njoh me zbatimet në terren që në moshën 25- vjeçare, edhe pse me nota nostalgjie, tregon për këtë pjesë të bukur të jetës së saj, që i ka dhënë më shumë se kënaqësi. Puna e bërë me përkushtim e profesionalizëm do të vlerësohej shumë vite më vonë me disa fletushka lavdërimi apo medalje pune, që një Zot e di se kujt i hyjnë në punë! Të paktën, protagonistes, e cila gjithnjë ishte e shënjestruar për t’u larguar nga puna, e që asnjëherë nuk përfitoi si kolegët e saj rritjet e përvitshme të pagave, nuk i vlejtën asnjë kacidhe…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU