Tuz/ Konkurs letrar me tematikë “Xhubleta”

xhubleta

Komuna e Tuzit në kuadër të takimit poetik “Shihemi te Kroni i Traboinit” e për nder të “Vitit të Xhubletës 2023” shpall:

KONKURSIN LETRAR
për prozë të shkurtër dhe poezi
me tematikë Xhubleta

Konkursi është i hapur deri më 1 gusht 2023, kur juria profesionale merr materialet për vlerësim.

Proza e shkurtër mund të jetë e gjatë deri në 5000 shenja kompjuterike.
Materialet duhet të dërgohen me shifër në e-mailin [email protected], ose në adresën
Komuna e Tuzit
– për konkursin letrar –
81206 Tuz,
Montenegro

ObserverKult