Do të doja ta tregoj atë kujtim…
Po kështu të shuar tashmë…pasi nuk ka mbetur asgjë
sepse larg në vitet e mia të para rinore prehet.
Lëkurë si e bërë prej jaseminit…
Ajo mbrëmje gushti-gusht ishte? Mbrëmja…
Sapo sjell ndër mend sytë, ishin, më duket, mavi…
A, po, mavi, një mavi e zafirtë.
1914
Përktheu: Iliaz Bobaj
*Titulli i origjinalit: Larg