Kontribut kundër koronavirusit: “Paganini Shkodran”, koncert online për gjithë Europën (video)

Muzikanti shqiptar, Elvin Hoxha, i cili jeton prej vitesh në Madrid, këtë fundjavë do të zhvillojë një koncert online për të argëtuar dhe rritur optimizmin e njerëzve në këto ditë të vështira.

Duke qenë se në këto ditë, ku e gjithë bota ndodhet në izolim nga rreziku i koronavirusit, artistë të ndryshëm botërorë kanë marrë nisma për të argëtuar sadopak njerëzit.

Një nga këta artistë të angazhuar në këtë luftë globale është edhe muzikanti shqiptar me famë botërore, Elvin Hoxha, i cili këtë fundjavë do të zhvillojë një koncert online që do të ndiqet njëkohësisht në gjithë planetin.

I cilësuar si “Paganini” i ri, Elvini është lindur në Ankara, por prej vitesh jeton në Madrid, ku dhe po ndjek një nga konservatorët më të rëndësishëm evropianë dhe jep koncerte në disa shtete europiane.

Koncerti i ditës së shtunë, i cili është online, do të organizohet nga një agjenci e mirënjohur gjermane./ ObserverKult